Sporti

Sokol Cikalleshi shënon përsëri në Turqi, shpëton skuadrën nga humbja

02/18/2022 20:59
nga:Mergim Rreci

Plot 8 gola u regjistruan në duelin mes Konyasporit dhe Kasimpasas, që përfundoi në barazim 4-4.

Protagonist në këtë takim të çmendur ishte dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, i cili u fut nga stoli në minutën e 81-të, teksa në 90+10-tën, gjeti rrugën e rrjetës me penallti duke shpëtuar skuadrën e tij nga humbja.

Ky është goli i dytë radhazi për shqiptarin, i cili shfaqet gjithmonë fenomenal, teksa është shndërruar në liderin e Konyasporit.

Vlen të theksohet fakti, se 31-vjeçari vjen pas shërimit nga COVID-it, pavarësisht mungesës në 3 ndeshje, shqiptari duket se po rikthehet më i fortë se kurrë. Në 21 ndeshjet e këtij sezonit, Cikalleshi ka gjetur 7 herë rrugën e rrjetës si dhe ka regjistruar 2 asiste.