Sporti

Trepça ’89 në rrugë të mirë për t’u rikthyer në Superligën e Kosovës në futboll

02/18/2022 16:53
nga:Mergim Rreci

Liga e Parë e Kosovës në futboll i është rikthyer aktivitetit të saj.

Sot janë luajtur dy ndeshje të xhiros së 15-të, shkruan GazetaBlic Sport.

Në Grupin A u zhvillua derbi i madh lokal ndërmjet Trepçës dhe Trepçës ’89. Ky takim përfundoi në të mirë të skuadrës së Shpëtim Idrizit, me rezultatin përfundimtar që ishte 1 me 3.

Fillimisht vendasit kaluan në epërsi me golin e Ardian Nezirit (9′), mirëpo mysafirët u rikthyen në pjesën e dytë me golat e Fatmir Rexhaj (69′), Egzon Elshani (80′) dhe Rilind Nimani (89′).

Me këtë fitore, ’89-shi vazhdon të prijë në renditjen tabelare me 30 pikë dhe është në rrugë shumë të mirë për t’u rikthyer në nivelin elitar të futbollit tonë.

Përcjellësi i saj më i afërt në tabelë është pikërisht Trepça, skuadër kjo që ka 22 pikë në vendin e dytë.

/GazetaBlic Sport/