Lajme

Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër do përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës

02/18/2022 16:42
nga:Y I

Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka nënshkruar marrëveshjen në fushën e mbrojtjes shoqërore me ministrin e Çështjeve të Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Zvicrës, Alain Berset.

Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributeve.

/TCH/