Sporti

Sot u zhvilluan dy ndeshje në Ligën e Parë të futbollit kosovar, derbi i “Minatorëve” përfundoi me përmbysje rezultati

02/18/2022 16:30
nga:Mergim Rreci

Liga e Parë e Kosovës në futboll i është rikthyer aktivitetit të saj.

Sot janë luajtur dy ndeshje të xhiros së 15-të, shkruan GazetaBlic Sport.

Në Grupin A u zhvillua derbi i madh lokal ndërmjet Trepçës dhe Trepçës ’89. Ky takim përfundoi në të mirë të skuadrës së Shpëtim Idrizit, me rezultatin përfundimtar që ishte 1 me 3.

Fillimisht vendasit kaluan në epërsi me golin e Ardian Nezirit (9′), mirëpo mysafirët u rikthyen në pjesën e dytë me golat e Fatmir Rexhaj (69′), Egzon Elshani (80′) dhe Rilind Nimani (89′).

Vushtrria dhe Fushë Kosova zhvilluan një ndeshje shumë intersante, por që nuk prodhoi shumë gola.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 0 me 0.

/GazetaBlic Sport/