Sporti

Guardiola shpjegon problemet me fluturimin: Ishim pak në ankth

02/18/2022 16:15
nga:Mergim Rreci

Erërat e forta në zonën e Manchesterit shkaktuan frikë të mërkurën skuadrën e Manchester Cityt, teksa u kthye nga Lisbona, pas fitores 5-0 ndaj Sportingut.

Piloti nuk arriti të ulej në Mançester dhe fluturimi përfundimisht u devijua në Liverpool, ku avioni u ul i sigurt, përcjell GazetaBlic Sport.

Pep Guardiola foli këtë të premte për incidentin, duke thënë se “nuk ishte aq e frikshme sa dukej në video”.

“Kishte paqëndrueshmëri, por asgjë e pazakontë. Ne do të ulnim dhe më pas avioni u ngjit përsëri, kështu që kuptuam se diçka kishte ndodhur. Por ne kishim një pilot i cili ishte jashtëzakonisht i dobishëm dhe foli me ne. Ai u përpoq edhe një herë, jo, ia doli dhe më pas zbritëm në Liverpool. Ishim pak në ankth, por mënyra se si na fliste arriti të na qetësonte. Në Liverpool ishin shumë miqësorë, kanë një aeroport më të mirë se i yni”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/