Sporti

Klopp aspak ‘modest’: “Manchester City është problemi im më i vogël”

02/18/2022 14:41
nga:E K

Rivaliteti i Liverpool dhe Manchester Cityt është rivaliteti më i madh viteve të fundit sa i përket titullit të Premierligës.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka deklaruar se nga të gjitha problemet që ka, Manchester City është problemi më i vogël, shkruan GazetaBlic Sport.

“Nga të gjitha problemet që kam, më i vogli është Manchester City”, ka thënë Klopp.

“Nuk ka ndonjë minutë që unë mendoj për të (titullin e PL). Ne vetëm duhet t’i fitojmë ndeshjet tona dhe të shohim nëse afrohemi”, shtoi gjermani.

Aktualisht Manchester City është lider i Premierligës të ndjekur nga Liverpool që ndodhet në vendin e dytë me 9 pikë më pak, por edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

/GazetaBlic Sport/