Sporti

Puyol i del në mbrojtje Torresit: “Ai do na sjellë shumë gëzim”

02/18/2022 13:16
nga:E K

Ferran Torres ishte shënuesi i golit të vetëm të Barcelonës në ndeshjen kundër Napolit, por u largua nga fusha në lot, pasi u ngushëllua nga shokët e tij.

Sulmuesi 21-vjeçar humbi katër raste të shkëlqyera dhe i vetëdijshëm për mundësitë e humbura, përfundoi në rënie pas fishkëllimës së fundit, përcjell GazetaBlic Sport.

Carles Puyol, ish-mbrojtësi qendror i Barcës, shkroi në Twitter-in e tij dhe tregoi besim dhe siguroi se Ferrán Torres do të jetë ende në gjendje t’i sjellë shumë gëzime klubit të tij.

“Torres do na sjellë shumë gëzim. Do e shohim Barca”, shkroi spanjolli.

/GazetaBlic Sport/