Agjenti i Nicolo Zaniolo ka ndezur më shumë spekulime për një lëvizje të mundshme në Juventus pasi konfirmoi se nuk ka ‘nuk ka negociata’ me Romën për të zgjatur kontratën e tij.
22 vjeçari ka kontratë që e mbanë atë në ‘Stadio Olimpico’ deri në vitin 2024, kurse negociatat për rinovimin e tij ende nuk janë hapur, përcjell GazetaBlic Sport.
Kësisoj, agjenti i lojtarit ka folur për këtë çështje si dhe për spekulimet që çojnë Zaniolon te skuadra e Juventus.
“Për sa i përket rinovimit të mundshëm të kontratës së Nicolo-s, dua të bëj të qartë se në këtë moment nuk ka negociata me Romën”, tha Claudio Vigorelli për Corriere dello Sport.
“Nicolo është i kontraktuar dhe do ta mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë në Serie A e Conference League, me efortin dhe përkushtimin maksimal”, shtoi agjenti i lojtarit.
/GazetaBlic Sport.


