Sporti

Carragher këshillon Manchester Unitedin: Shiteni Ronaldon

02/18/2022 11:30
nga:E K

Manchester United ka marrë një këshillë të rrallë nga legjenda e rivalëve kryesor Liverpoolit, Jamie Carragher.

Ish mbrojtësi i Liverpoolit, i ka sugjeruar ‘Djajve të Kuq’ që ta shesin Cristiano Ronaldon, shkruan GazetaBlic Sport.

“Kontributi i pavlefshëm i Ronaldos te Manchester United, në fitoren ndaj Brighton ishte një tjetër rast që na kujtoi apteititin e tij të pashembullt për gola”, ka thënë Carragher.

“Por nuk ndryshon realitetin: United bëri gabim me ri-nënshkrimin me Ronaldo gjatë verës së kaluar. Do të jetë një gabim më i madh nëse e mbajnë sezonin tjetër”, shtoi anglezi.

/GazetaBlic Sport/