Barcelona ka barazuar me Napolin në Camp Nou.
Skuadrat u ndanë në ‘paqe’ me rezultat të barabartë 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Fillimisht në avantazh kaluan mysafirët me golin e Zielinskit në minutën e 29’të të takimit, kurse për të barazuar shifrat u përkujdes, Ferran Torres i cili ishte i saktë nga penalltia në minutën e 59’të të takimit.
Rangers kanë shënuar fitore të madhe ndaj Dortmund me rezultat 2-4.
Për Dortmund shënuan Bellingham dhe Guerreiro, kurse për skuadrën skoceze realizuan: Tavernier, Morelos, Lundstram dhe autogoli i Zagadou.
/GazetaBlic Sport/


