Artisti i njohur nga Ferizaj, Dardan Aliu, ndryshe njihet si DJ Regard, e suksesi i tij është i padiskutueshëm.
Ai ka bërë të ditur lajmin e madh përmes një postimi në InstaStory, ku ka treguar se do të performojë në një nga festivalet më të mëdha të muzikës në të gjithë botën, raporton GazetaBlic.
Dj Regard do të jetë pjesë e festivalit të njohur “Tomorrowland”, ku do të mbahett më 15-17 korrik, 22-24 korrik dhe 29-31 korrik në qytetet belge të Boom dhe Rumst./GazetaBlic/
View this post on Instagram


