Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se vetëm pas protestës së këtij subjekti politik tek zyrat e ZRRE-së dhe arrestimit të disa aktivistëve ,qeveria dhe ZRrE u detyruan që të publikojnë vendimin për rritjen e çmimit të rrymës, raporton Gazeta Blic.
“E vërtetoi ZRrE-ja. Vendimi për rritjen e çmimit të rrymës u publikua. Çmimi është rritur për të gjithë. Për ata që shpenzojnë deri në 800 kWh rritja është 21%. Për ata që shpenzojnë mbi 800kWh, tarifa e lartë është rritur për 311.11% ndërsa e ulëta për 311.4%” shkruan Molliqaj.
Tutje Molliqaj shprehet se pas asj proteste u frenua një vendim i dëmshëm por nuk u ndal plotësisht.
Postimi i plotë:


