Sporti

Hasenhuttl refuzon Manchester Unitedin: “Nuk është punë që më intereson”

02/17/2022 19:13
nga:E K

Ralph Hasenhuttl e ka udhëhequr Southampton-in drejt një tjetër sezoni të qetë në Premier League – i 10-ti në tabelë – dhe e ka parë emrin e tij të lidhur me interesimin e Manchester United për sezonin e ardhshëm.

Menjëherë, trajneri 54-vjeçar austriak ka përjashtuar mundësinë që të shkojë në Old Trafford, përcjell GazetaBlic Sport.

“Të jesh trajner i Manchester United është diçka që nuk është në kokën time dhe nuk është diçka që më intereson. Nuk dua të flas për të ardhmen time, këtë javë duhet të flasim vetëm për ndeshjen që do të bëjmë kundër Evertonit. Është shumë më interesante pasi e gjithë energjia dhe fokusi im është te kjo lojë. Të gjitha të tjerat ua lë juve”, tha Hasenhuttl.

Ralf Rangnick, menaxheri aktual i Manchester United dhe drejtor i ardhshëm sportiv në klub, ka punuar me Ralph Hasenhuttl në RB Leipzig midis 2016 dhe 2018.

/GazetaBlic Sport.