Aktorja e njohur Monika Lubonja, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku ndër të tjera ka sqaruar edhe marrëdhënien me Arjolën.
Monika tha se Arjola është treguar një mikeshë shumë e mirë për të dhe e ka dëshmuar në shumë situata, shkruan GazetaBlic.
“Arjola ka qenë mbështetëse e fortë e Ilirit, por unë nuk doja të diskutoja me të se kë mbështet ajo. Unë mendoj që euforizmat më duken të tepruara,”, u shpreh ajo.
Ndërkohë, ajo që është përfolur më së shumti ka qenë momenti teksa Monika po shprehte vlerësimin dhe dashurinë ndaj Arjolës, kjo e fundit ka reaguar në një mënyrë indiferente, me një mimikë jo shumë përfillëse.
Ku sipas Monikës, një reagim është mëse i kuptueshëm pasi që kanë qenë rreth 48 orë pa gjumë./GazetaBlic/