Sporti

Dardan Çaka emocionon akterët e futbollit kosovar, në ditën e pavarësisë kujton momentin e parë të Përfaqësueses me simbole shtetërore

02/17/2022 13:39
nga:Mergim Rreci

Gjyqtari më i mirë i vitit në futbollin kosovar, Dardan Çaka ka postuar një fotografi që flet shumë nga e kaluara e tij si futbollist.

Kjo fotografi daton nga maji i vitit 2008, atje ku së bashku me Kosovën U16, kishin bërë paraqitjen e parë me simbole shtetërore pas shpalljes së pavarësisë, përcjell GazetaBlic Sport.

Në këtë fotografi, Çaka shihet së bashku me futbollistët e tjerë, Maxhunin, Zymerin dhe Gashin.

Kujtojmë që ndër vite ai ka qenë në mesin e gjyqtarëve më të mirë të futbollit kosovar.

/GazetaBlic Sport/