Lajme

Parakalimi i ushtarëve dhe policëve të Kosovës në 14 vjetorin e Pavarësisë

02/17/2022 12:57
nga:Q R

Në çdo përvjetor të Pavarësisë së Kosovës padyshim se organizimi më i dashur nga qytetarët është parakalimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe zyrtarë policorë të vendit.

Edhe sot në 14 vjetorin e Pavarësisë së shtetit të Kosovës në sheshet kryesore të Prishtinës u mblodhën shumë qytetarë.

Para tyre parakaluan ushtarë e policë të shtetit.

Parakalimi i tyre si çdoherë tjetër u organizua në mënyrë të përpiktë.

Në ditën e sotme pati organizime të shumta nga institucionet e vendit, të cilat do të zhvillohen edhe gjatë ditës.

Pamje nga parakalimi i FSK-së dhe njësive të Policisë së Kosovës.

Gjeneral Enver Cikashi ka raportuar para presidentes së vendit, Vjosa Osmani për parakalimin e trupave të ushtrisë së Kosovës.

 

Konjufca: S’ka gjykatë në botë që e ndryshon apo shtrembëron të vërtetën tonë