Luftëtari i MMA, Bagdat Dyusembaev raportohet se është qëlluar me armë në kraharor gjatë një sherri në një palestër fitnesi në Moskë.
Kazakistani i peshës së mesme dyshohet se është përfshirë në një konflikt me një roje sigurie në palestrën e fitnesit duke rezultuar edhe me qëllimin e tij në kraharor.
Në një deklaratë të policisë për gazetën ruse, Tass thuhej: “Një ditë më parë, përgjatë rrugës Ordzhonikidze, shtëpia 10a, gjatë një konflikti me një roje sigurie të një klubi fitnesi, luftëtari i MMA, Bagdat Dyusembaev mori një plagë me armë zjarri në gjoks”.
Aktualisht nuk dihet gjendja e Dyusembaev, i cili është shtruar në spitalin klinik të qytetit.
Dyusembaev duhej të ndeshej me rusin, Mikhail Avakyan këtë mbrëmje në kampionatin Hardcore Fighting në Moskë.


