Lajme

Opozita lëshon sallën e Kuvendit gjatë fjalimit të Kurtit në seancën solemne

02/17/2022 12:00
nga:Q R

Opozita ka lëshuar sallën e Kuvendit teksa kryeministri Albin Kurti po e mbante fjalimin e tij me rastin e 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së janë ngritur nga ulëset e tyre dhe kanë dalë jashtë.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka bërë thirrje që të sillen me dinjitet.

“Kjo është një seancë solemne, ju lutemi të sillemi me dinjitet, është dita e pavarësisë”, ka thënë Konjufca.