Sporti

Salah synon rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëve

02/17/2022 11:35
nga:Mergim Rreci

Edhe pse Mohamed Salah ka shënuar tetë gola radhazi në ndeshjet jashtë fushe në Champions League, sulmuesi egjiptian është ende larg rekordit të Cristiano Ronaldos.

Reprezentuesi egjiptian shënoi në fitoren 2-0 të Liverpoolit ndaj Interit të mërkurën dhe vazhdoi serinë e tij mbresëlënëse, por Ronaldo ende ruan serinë e tij më të mirë me 12 gola radhazi si mysafir, përcjell GazetaBlic Sport.

CR7 e filloi atë rekord me Real Madridin në 2012-2013, ku shënoi kundër Dortmund, Galatasaray dhe Manchester United. Në 2013-2014, ai shënoi kundër Juventusit, Kopenhagës, Bayernit, Schalkes dhe Galatasaray.

Në 2014-2015 kundër Ludogorets, Liverpool, Basel dhe Schalke. Seria përfundoi më 14 prill 2015 kur dështoi kundër Atlético Madrid.

/GazetaBlic Sport/