Kosova sot shënon 14-vjetorin e Pavarësisë.
Urimet nuk kishin si të mungonin edhe nga yjet më të mëdhenj shqiptar ku shumë prej tyre karrierën janë duke e zhvilluar jashtë Kosovës, shkruan GazetaBlic.
Në një video të publikuar nga Ministria e Kulturës shihen Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, gjithashtu edhe regjisorja Blerta Basholli, regjisori Sami Karahoda e skitarja Kiana Kryeziu.
Urime të veçanta Kosova mori edhe nga Dua Lipa dhe Rita Ora./GazetaBlic/


