Ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka uruar ditën e pavarësisë së shtetit të Kosovës.
Sot, 14 vjet më parë – Kosova është shpallur shtet i pavaruar dhe demokratik, shkruan GazetaBlic Sport.
Këtë moment dhe ditë historike e ka kujtuar edhe futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi – me anë të një postimi në “story” në Instagram.
“Urime dita e pavarësisë”, ka shkruar Muriqi.
Ai e ka uruar pavarësinë edhe në gjuhën turke dhe në gjuhën angleze, për shkak të fansave që ai ka në rrjetin social.
/GazetaBlic Sport



