Sporti

KF Tirana: Urime ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës të gjithë Shqiptarëve kudo që ndodhen

02/17/2022 10:34
nga:L J

Klubi futbollistik i Tiranës ka uruar ditën e pavarësisë së Kosovë.

Sot, shteti i Kosovës feston 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, andaj urimet vazhdojnë të vijnë nga miqtë e vëllezërit e shtetit tanë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Urime ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës të gjithë Shqiptarëve kudo që ndodhen, me nderimin e thellë për kujtimin e atyre që dhanë jetën për këtë ditë”, shkruan klubi i Tiranës në rrjetin social, Facebook.

/GazetaBlic Sport