Sporti

Qesharake: Në ndeshjen Francë – Finlandë vjen gafa e madhe, lëshohet gabimisht himni i Shqipërisë

02/17/2022 09:04
nga:Mergim Rreci

Një ngjarje shumë interesante ka ndodhur në ndeshjen e femrave mes Francës dhe Finlandës.

Derisa futbollistet finlandeze ishin gati të këndonin himnin e tyre, befasisht u lëshua himni i Shqipërisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ato ishin të befasuara me këtë gjë dhe nuk e kuptonin se çfarë po ndodhë realisht.

Kujtojmë që një gabim i madh ndodhi edhe në ndeshjen me Francës dhe Shqipërisë, ndeshje kjo e zhvilluar në vitin 2019, atje ku në vend të himnit të Shqipërisë u vendos ai i Andorrës. Në fund u kërkua ndjesë për gabimin e bërë dhe UEFA vendosi gjobë për “organizimin e gabuar” në atë humbje të Shqipërisë në shifrat 4-1.

/GazetaBlic Sport/