Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Në dy takimet u realizua vetëm një gol, atje ku në Austri, Salzburgu është në avantazh ndaj Bayern Munich, shkruan GazetaBlic Sport.
Adamu shënoi golin e vetëm për 1 me 0, pas 45 minutave të parë.
Në anën tjetër, derbi mes Interit dhe Liverpool nuk ka prodhuar gola. Rezultati atje është 0 me 0.
Të dy skuadrat kishin rastet e tyre, por që golat nuk erdhën dot. Calhanoglu ishte më së afërmi të shënonte, ku goditi shtyllën pas një godtije të fortë.
/GazetaBlic Sport/


