Sporti

Inter – Liverpool, Klopp dhe skuadra e tij kanë arsye për t’u frikësuar nga Dzeko

02/16/2022 17:35
nga:Mergim Rreci

Interi dhe Liverpooli përballen sot në Ligën e Kampionëve.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante mes dy skaudrave, shkruan GazetaBlic Sport.

Interi ka fituar dy ndeshjet e mëparshme në shtëpi në Champions League, kurse Liverpooli ka fituar dy ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër kundërshtarëve italianë në Champions League.

Sulmuesi i Interit, Edin Dzeko ka shënuar në secilën nga tre paraqitjet e tij të fundit kundër Liverpool-it – për Manchester City në 2015 dhe AS Roma në 2017/18.

Kjo mund të jetë një arsye e frikshme për trajnerin Klopp dhe skuadrën e Liverpool, para ndeshjes së sotme.

/GazetaBlic Sport/