Një 19 vjeçar nga Ferizaj ka therur sot me thikë vëllaun e tij, duke i shkaktuar kështu lëndime. I dyshuari është arrestuar.
Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Epopeja Jerzercit”, teksa viktima është trajtuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 12:40 ka pranuar një informacion nga Qendra Emergjente në Ferizaj, se një person është duke u trajtuar, për shkak të një lëndimi trupor. Policia e rendit menjëherë ka shkuar aty dhe ka kuptuar se bëhet fjalë për një lëndim trupor me mjet të mprehtë (thikë). Ngjarja kishte ndodhur në rrugën ‘’Epopeja Jezercit’’ në Ferizaj. Në lidhje me këtë hetuesit e stacionit, sektori i dhunës në familje i kanë marr veprimet e nevojshme dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.I (M/K) i moshës 19 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje me vëllain e tij, këtij të fundit i shkakton lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë.