Sporti

Zyrtare: Leotrim Bekteshi bëhet me skuadër të re në Norvegji

02/16/2022 17:16
nga:Mergim Rreci

Futbollisti kosovar, Leotrim Bekteshi është bërë tashmë me skuadër të re.

Mbrojtësi kosovar që për herë të fundit ishte pjesë e Prishtinës në Kosovë, tashmë do të luajë për skuadrën e Mjondalen, skuadër kjo që militon në Norvegji, përcjell GazetaBlic Sport.

Bekteshi është zhvendosur në Norvegji për shkak se gruaja e tij jeton atje, andaj i kishte thënë edhe lamtumirën futbollit tonë.

/GazetaBlic Sport/