Showtime

Einxhel flet hapur tek Donaldi për babin e saj:’Nuk dua ta shikoj në gjendje të rënduar…’

02/16/2022 16:50
nga:Donika Fetahu

Programit më të shikuar për momentin “Big Brother Vip”, po i vie fundi, finalja e madhe pritet të jetë më 18 shkurt të premten.

Finalistët e këtij sezoni janë Donaldi, Einxhel, Iliri dhe Beniada, shkruan GazetaBlic.

Ditëve të fundit banorët shihen teksa po i shijojnë deri në fund, teksa edhe po flasin me njëri-tjetrin duke prekur tema të ndjeshme përkundër faktit se kanë pasur ‘krisje’ në raportet e tyre.

Gjatë ditës së sotme Einxhel ka folur hapur me Donaldit, për brengat e saj, dihet se dyshja nuk kanë pasur edhe aq raporte të shëndosha me njëri-tjetrin.

Moderatorja flet për babain e saj, shprehet se nuk do ta shikojë më atë në gjendje të rënduar dhe do që ai të merret vetëm me pikturën./GazetaBlic/