Interi dhe Liverpooli përballen sot në Ligën e Kampionëve.
Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante mes dy skaudrave, shkruan GazetaBlic Sport.
Interi ka fituar dy ndeshjet e mëparshme në shtëpi në Champions League, kurse Liverpooli ka fituar dy ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër kundërshtarëve italianë në Champions League.
Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka fituar 49 nga 87 ndeshjet e tij në Champions League. Nëse skuadra e tij del në krye të mërkurën, ai do të bëhej vetëm trajneri i tetë që arrin 50 fitore në kompeticion.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat sonte në takim që fillon në ora 21:00.
/GazetaBlic Sport/


