Sporti

Ish lojtari i PSG’së kritikon Messin: ‘Ai nuk i shton asgjë ekipit’

02/16/2022 15:36
nga:L J

Performanca e Messit ndaj Realit ndezi debat në Francë për ndikimin e vërtetë të argjentinasit në Paris Saint-Germain.

Lojtari më i mirë në botë dje u eklipsua nga shoku i skuadrës Mbappe dhe fati që ky i fundit shënoi, e bëri më pak të hidhur penalltinë e humbur nga Messi.

Jerome Rothen, ish lojtari i PSG-së dhe shumë i vlerësuar në Francë, tha për RMC Sport: “Ka një gabim. Sigurisht që për sa i përket tregtimit është e mrekullueshme të kesh Messin. Bluzat shiten dhe njerëzit vijnë në stadium për ta parë atë tek PSG. Por nga pikpamja sportive nuk i shton asgjë skuadrës. Dhe më problematike është se në një loje fantastike ku pritet të dalë kampioni nuk tregoi asgjë.”

“Gabimet teknike, topat e humbur, penalltitë e humbura i ndodhin të gjithëve, sjellja që duhet të na bëjë të reflektojmë: Ai shikoi këpucët, dukej se nuk ishte i lumtur. Është e çuditshme”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport