Sporti

Capello: Messi është i mërzitur në Paris

02/16/2022 14:45
nga:L J

Fabio Capello beson se Marco Verratti do të kishte qenë MVP në takimin PSG-Real Madrid nëse nuk do të shënonte Kylian Mbappe, por pretendon se Leo Messi është i mërzitur në Paris.

Marco Verratti ishte gjithashtu një nga lojtarët më të mirë në fushë dhe Fabio Capello thotë se italiani do të ishte kurorëzuar me çmimin lojtari i ndeshjes, përcjell GazetaBlic Sport.

“Verratti do të ishte lojtari i ndeshjes nëse Mbappe nuk do të shënonte, i cili ishte MVP absolut”, tha Capello për Sky Sport Italia.

“Verratti luajti një lojë të shkëlqyer duke dominuar në mesfushë”.

“Është e pamundur të mendosh se Messi e ka humbur veten në gjashtë muaj”, pranoi Capello.

“Megjithatë, ai nuk përfundoi as një driblim dhe për mua ai është i mërzitur”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport