Showtime

I dehur dhe pa patentë, aksidentohet ish-banori i “Big Brother”

02/16/2022 14:15
nga:Genita C

Bjordi Mezini është aksidentuar mbrëmjen e së martës. Burime nga policia për News 31 konfirmojnë se regjisori ishte në gjendje të dehur dhe nuk kishte patentë.

Bjordi është arrestuar. Aktualisht është në gjendje të mirë dhe fatmirësisht nga aksidenti ka pasur vetëm lëndime të lehta.

Bjordi Mezini është një nga protagonistët më të komentuar të reality-show-t “Big Brother 2”, për historinë e veçantë të jetës dhe po ashtu lidhjen e dashurisë që krijoi brenda shtëpisë së vëzhguar nga kamerat.

Kujtojmë se, pas shumë vitesh nga pjesëmarrja në atë spektakël, ai iu përkushtua punës si aktor dhe regjisor me seriale televizive, duke bërë realitet ëndrrën e tij të hershme për t’iu dedikuar kinemasë./GazetaBlic/