Sporti

Xavi: Nuk jemi favorit ndaj Napolit

02/16/2022 13:56
nga:L J

Kanë kaluar 100 ditë që kur Xavi ka marrë drejtimin e skuadrës së Barcelonë.

Skuadra e tij nesër do të luajë ndaj Napolit në “Camp Nou” në kuadër të Europa Leagues, shkruan GazetaBlic Sport.

“Duket se kanë kaluar 100 vjet, kemi kaluar situata të papritura mes lëndimeve, merkatos, Covid-it e të tjera. Ne u përpoqëm të ndihmojmë klubin dhe ekipin, unë jam nga Barça dhe përpiqem ta kthej Barçën në vendin që meriton. Këto janë situata që ju bëjnë të rriteni, ne jemi këtu për këtë. Në këtë periudhë jemi përmirësuar në shumë aspekte, presioni, dominimi. Tani ka nevojë për rregullsi, për të qenë pozitiv dhe për të punuar”, tha fillimisht Xavi në konferencë për media.

Trajneri katalanas beson se Napoli është një skuadër e madhe dhe se Barça nuk është favorit në këtë duel.

“Ne nuk jemi favoritë. Napoli po lufton për Scudetton në ligë. Ai është një rival shumë i komplikuar, nga më të fortët në garë. Favoriti është kushdo që ka fituar kompeticionin, për shembull Sevilla ka shumë më tepër përvojë. Nuk jemi favoritë dhe e konsideroj shumë të balancuar këtë ndeshje. Napoli është një skuadër shumë kompakte, ka një trajner me përvojë, punon mirë kur del me top, por edhe bën presion mirë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport