Sporti

Messi është afër të bëhet lojtari që ka humbur më së shumti penallti në Champions League

02/16/2022 13:31
nga:L J

Thonë se penalltitë i humb vetëm ai që i gjuan. Po kështu ka edhe nga ata që pohojnë se penalltitë nuk i ndalon portieri, i humbet ai që i gjuan. Leo Messi humbi penalltinë në ndeshjen ndaj Real Madridit kur rezultati ishte 0-0.

Leo Messi e kaloi Cristiano Ronaldon si lojtari që ka goditur më shumë penallti në historinë e Champions League. Ai mbrëmë goditi penalltinë e 23’të në këtë kompeticion, përcjell GazetaBlic Sport.

Mirëpo, ai që u ndal dje nga portieri belg i Real Madridit dhe kjo do të thotë se dje ka barazuar francezin Thierry Henry si lojtari që ka humbur më së shumti penallti në këtë garë.

Deri më sot, Messi kishte katër penallti të humbura, njësoj si bashkëkombasi i tij Sergio Kun Agüero dhe holandezi Ruud Van Nistelrooy.

/GazetaBlic Sport