Lajme

U lirua nga mbajtja në polici, Dardan Molliqaj i ka dy fjalë për Qeverinë

02/16/2022 13:05
nga:N M

Kryetari i PSD Dardan Molliqaj është liruar nga mbajtja policore prej 48 orësh, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i tij në lidhje me protestën ën objekti ne ZRRE dhe arrestimin e aktivistëve të partisë që drejton, raporton Gazeta Blic.

Ai ka pasur disa fjalë edhe për qeverinë e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti.

Reagimi i plotë:

PËRBALLË SKANDALEVE E VENDIMEVE TË PADREJTA, PUSHTETI DON DISIPLINË
Ndaj një proteste paqësore që synim kishte zbardhjen e mashtrimit për rritjen e çmimit të energjisë, pushteti përdori policinë.
Ndaj protestuesve që u nxorrën me dhunë, pushteti urdhëroi mbajtje 48 orëshe pa ekzistuar asnjë rrethanë ligjore për një vendim të tillë.
Pyetjeve tona se sa është rritur çmimi i rrymës e sa fiton KEDS-i në krejt këtë krizë, pushteti iu përgjigj me dhunë e diciplinë.
Vendimeve të padrejta dhe thellimit të pabarazisë, Qeveria Kurti po i përgjigjet në mënyrën më tipike për pushtetet me mendësi autoritare: dhunë e disiplinim.
Pas 48 orësh izolim, u liruam të gjithë. Pa ndërruar asnjë rrethanë. Ndërkohë që prokuroria po mban ende nën arrest Nol Nushin dhe Genc Sherifin, në një farsë gjyqësore pa asnjë kuptim ligjor.

Reagon Jusuf Azemi: Një kryministër të ketë një pagë mbi 2 mijë euro dhe të kemi një pagë minimale 130 euro kjo- s’do koment