Këngëtarja shqiptare, Tayna vazhdon të jetë një emër shumë i suksesshëm në industrinë muzikore.
Diçka që mori vëmendjen mediatike është deklarata e fundit e këngëtares, Bafte Shala, e cila ka treguar se ka lidhje të afërt familjare me Taynën, shkruan GazetaBlic.
“Dorentinën e kom familjare, e kom vajzë të axhës. Kom raport të pastër familjar me to, mirëpo mbështetje nuk kom pas. Jom një tip që gjithçka kom qejf me e arrit me forcat e mia. Normal, këshillat janë të nevojshme për çdo njeri”, ka deklaruar ajo në emisonin “Gjesi”.
Madje, Bafte ka treguar se deri më tani nuk ka marrë asnjë këshillë nga Tayna sa i përket muzikës, edhe pse reperja ka disa vite në skenë.
“Jo, ajo jo, por nga kolegë të ndryshëm po”, u shpreh Bafte./GazetaBlic/


