Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Michael Owen, ka lëshuar një paralajmërim për skuadrën e Jurgen Kloppit para ndeshjes së Champions League kundër Interit.
Liverpool përballet sonte me kampionët e Italisë me fillim nga ora 21:00 në “San Siro”, përcjell GazetaBlic Sport.
“Të shkosh në San Siro nuk është kurrë e lehtë, por fakti që Liverpool fitoi këtu më herët gjatë sezonit do t’i ndihmojë ata”, shkroi Owen në rubrikën e tij për BetVictor.
“Interi ka pasur një sezon të mirë brenda vendit, por i humbi të dyja ndeshjet ndaj Real Madridit në fazën e grupeve. Unë mendoj se ata nuk janë në nivelin e Liverpoolit. Unë mund të shoh një fitore 2-0 të Liverpoolit”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


