Sporti

Mbappe i jep fitoren PSG’së ndaj Realit, Manchester City me një ‘këmbë’ në raundin tjetër

02/15/2022 23:07
nga:Mergim Rreci

Kanë përfundur dy ndeshjet e parë të fazës së eliminimit në Ligën e Kampionëve.

PSG e ka siguruar fitoren në minutën e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar ishte 1 me 0, me skuadrën vendase që triumfoi vetëm në saje të një goli të Mbappe.

Mundësi shumë të mirë në ndeshje kishte edhe Leo Messi, me sulmuesin argjentinas që dështoi nga penalltia.

Në ndeshjen tjetër, Manchester City tashmë pothuajse mund të vlerësohet si skuadër e kualifikuar tutje. “Qytetarët” triumfun me rezultat 0 me 5, në transfertë ndaj Sportingut.

/GazetaBlic Sport/