Sporti

Presidenti i PSG-së jep lajmin e keq për tifozët: Neymar nuk do të jetë titullar ndaj Real Madrid

02/15/2022 18:40
nga:Mergim Rreci

Presidenti i PSG-së ka konfirmuar për Canal+ se ylli brazilian Neymar do ta nisë në stol ndeshjen e Champions League kundër Real Madridit.

Ai tha se futbollisti brazilian është shumë më mirë, por që sot nuk do të startojë nga fillimi, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ai është më i mirë, është shumë më i mirë. Sot do të fillojë në pankinë, por ndihet shumë më mirë”, tha Nasser Al-Khelaïfi.

Në mungesë të sulmuesit të Auriverde, Angel Di Maria duket se do të shoqërojë Lionel Messin dhe Kylian Mbappé në sulmin e PSG-së.

/GazetaBlic Sport/