Sporti

I lodhur nga rezultatet e dobëta, Ronaldo po e mendon seriozisht largimin nga Manchester United

02/15/2022 17:59
nga:Mergim Rreci

Ka raportime në Angli se Cristiano Ronaldo është gati të largohet nga Manchester United me performancë të dobët.

35-vjeçari u kthye në Manchester United me një kontratë deri në qershor 2023, por ndërsa ai ka kontribuar me 14 gola në 26 paraqitje konkurruese, skuadra ka luftuar si nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer dhe tani Ralf Rangnick, përcjell GazetaBlic Sport.

Tashmë është raportuar nga burime të shumta se Ronaldo është i pakënaqur me standardin e skuadrës dhe do të largohet gjatë verës nëse nuk arrijnë të kualifikohen në Champions League.

Tani The Sun pretendon se klubet potencialisht të interesuara për transferimine Ronaldos janë Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Roma.

/GazetaBlic Sport/