Geek

Për 365 ditë entuziastët e makinave ndërtuan super-makinën “Bugatti Chiron”

02/15/2022 17:56
nga:Donika Fetahu

Një ekip entuziastësh makinash e kthyen ëndrrën e tyre në realitet duke ndërtuar super-makinën Bugatti në kopshtin e tyre.

Pamjet tregojnë se grupi i miqve nga Vietnami ndërtuan me kujdes kornizën e çelikut për Bugatti Chiron të bërë në shtëpi, i cili kushton rreth 2.5 milionë funte, përpara se të formonin skicën me një shtresë balte.

Gjatë 365 ditëve, grupi i inxhinierëve dhe përpunimit të qeramikës pa u lodhur iu vu punës, duke mbuluar argjilën me një material tekstil me fije qelqi për të krijuar trupin dhe pjesën e brendshme, duke vendosur veçori duke përfshirë një sistem drite LED dhe duke instaluar një motor përpara se të dilte në rrugë.

Gjatë videos, grupi i talentuar, të cilët menaxhojnë kanalin në YouTube NHET TV, formojnë me delikatesë super-makinën nga balta.

Ata më pas aplikojnë një material tekstil me fije qelqi në formë balte mbi argjilën përpara se ta heqin gjithë argjilën nga brenda.

Derisa makina fillon të marrë formë, entuziastët e makinave krijojnë mbajtësen prej çeliku me një motor të vogël për ta fuqizuar makinën dhe për ta testuar në rrugët lokale.