Sporti

Ekskluzive: Konfirmohet nga Zymberi, derbi mes Dritës dhe Llapit zhvillohet në Gjilan

02/15/2022 16:11
nga:Mergim Rreci

Drita dhe Llapi do të përballen në derbin e madh të kësaj fundjave në Superligën e Kosovës në futboll.

Ky takim do të zhvillohet ditën e shtunë në ora 13:00, shkruan GazetaBlic Sport.

“Intelektualët” triumfuan me goleadë ndaj Feronikelit, kurse Llapi u rikthye të luajë në “Zahir Pajaziti”, atje ku triumfoi ndaj Ulpianës.

Stadiumi i Qytetit në Gjilan nuk ishte në gjendje të mirë, andaj Drita e zhviloi ndeshjen e javës së kaluar në stadiumin e Ulpianës, “Sami Kelmendi”.

Megjtihatë, tashmë gjithçka është përmirësuar në “shtëpinë” e “Intelektualëve” dhe se ndeshja ndaj Llapit do të zhvillohet në Gjilan.

Drejtori Sportiv i Dritës, Valon Zymberi ka konfirmuar këtë gjë për ‘GazetaBlic Sport’.

“Mund të konfirmojë edhe zyrtarisht se ky takim do të zhvillohet në stadiumin tonë në Gjilan. Tashmë gjithçka është përmirësuar dhe se ndeshja ndaj Llapit do të zhvillohet në shtëpinë tonë“, tha Zymberi.

/GazetaBlic Sport/