Lajme

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi

02/15/2022 15:25
nga:Gazeta Blic

Policia është duke kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për kapjen e N.N. që është në kërkim nga ata për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 (pa pagesë)

038-5080-6000, Drejtoria Rajonale – Prizren

038-5080-6125 Stacioni Policor – Prizren

– E-mail adresa: [email protected]