Sporti

Beckham: “PSG-Real Madrid është një ndeshje që e ëndërron çdo tifoz”

02/15/2022 10:50
nga:L J

Ish-futbollisti anglez, David Beckham pretendon se takimi mes Paris Saint-Germain (PSG) dhe Real Madrid, dy skuadra për të cilat ai kishte veshur luajtur, është një ëndërr për çdo tifoz të futbollit.

“Preferoj të jem në shtëpi, para televizorit dhe të festoj çdo gol pa marrë parasysh se kush shënon”, tha Beckham.

“Nëse shikojmë lojtarët, historinë e këtyre dy skuadrave, pasionin e tifozëve në të dy qytetet, ky takim është një ëndërr për çdo tifoz”, tha ai në një video të shkurtër të publikuar nga PSG.

Parisienët dhe Real Madridi, ku ai kaloi katër sezone deri në vitin 2007, do të takohen sonte në Paris në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport