Sporti

Gazetari i njohur: “Nëse PSG eliminohet, transferimi i Mbappe në Real Madrid do të ndodhë më shpejtë”

02/15/2022 10:11
nga:L J

Një nga zërat më të njohur në informacionin e botës së futbollit është gazetari, Alexandre Ruiz.

Gazetari i intervistuar nga Radio Marca në programin ‘A Diario’ ka komentuar ndeshjen mes parisienëve dhe madridilenëve qëluhet sot nga ora 21:00, në kuadër të Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai gjithashtu potencoi se Mbappe do të jetë lojtar i Real Madridit në verë.

“Sido që të jetë rezultati i ndeshjes, Mbappe do të përfundojë në Real Madrid, por nëse PSG eliminohet, do të shkojë më shpejt”, tha gazetari.

Presioni: “Mendoj se presioni është më shumë mbi shpatullat e Pochettino-s sesa mbi supet e Ancelottit, nëse eliminohet do të jetë fundi i tij. Në Francë flitet për një ‘vertigo të madhe’ rreth klubit parisien”.

/GazetaBlic Sport