Deputetja Duda Balje ka reaguar ndaj procedurave për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës, duke thënë se një gruaje iu është refuzuar statusi për shkak të mungesës së provave dhe ajo disa herë ka tentuar të vetvritet.
Ajo ka shkruar në Facebook se e vetmja rrugë asaj gruaje i mbetet t’i drejtohet gjykatës për zgjidhjen e statusit të saj, ndërkohë, thirrja për gjykim adresohet me emër dhe mbiemër, në adresën ku jeton dhe këtu ajo humb identitetin e vet të mbrojtur.
Komenti i plotë:
Kam një pyetje për Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.
Dua vetëm të kuptoj se si i verifikoni viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe mënyrën se si ne e ruajmë identitetin e tyre. Dilema ime është tek procesi dhe procedurat.
Ja si: një grua e gjashtë në radhë në të njëjtën dhomë përdhunohet dhe keqtrajtohet nga të njëjtët përdhunues në të njëjtën kohë…dhe pesë gratë tjera janë dëshmitare për këtë grua…
Asaj i është refuzuar statusi për shkak të mungesës së provave…gruaja e refuzuar nga komisioni disa herë ka ti marrë vetës jetën, ka tentuar të vetvritet..
Ajo të vetmen rrugës sot për sot e ka ti drejtohet gjykatës për zgjidhjen e statusit të saj.
Thirrja për gjykim adresohet me emër dhe mbiemër në adresën ku jeton aty ajo humb mbrojtjen si viktimë e dhunës seksuale të identitetit të vet të mbrojtur…
Nga rreth 20.000 të dhunuara kemi të regjistruara dhe me status te njohur 1643 persona.
Ku është problemi!?