Gjatë ditës së sotme finalistët e “Big Brother Vip”, ishin në oborr teksa rrëfyen momenet më të bukura që kanë kaluar që nga dita e parë brenda shtëpisë.
Ditët e fundit “Vëllau i Madh”, po u përcakton lojëra të ndryshme katër banorëve të fundit, shkruan GazetaBlic.
Kësaj here aktori i njohur nga Shqipëria, Donald Veshaj, ka rrëfyer disa momente të cilat i ka cilësuar si më të bukurat në “Big Brother Vip”, ku ndër to theksoi edhe momentin e puthjes së parë me Beatrixën.
“Kam patur pafund, ishte puthja e parë me Trixën, ardhja e Romeos me parashutë, dhe emocionin që do ta quaja të veçantë, nga kushtet dhe mënyra se si erdhi ishte shitja e pikturës, për mua ka qenë emocioni më i fortë këtu brenda, ai është emocion që nuk përsëritet”, tha ai./GazetaBlic/
View this post on Instagram


