Lajme

PSD: Arrestimi i aktivistëve është veprim antidemokratik, të lirohen menjëherë

02/14/2022 16:16
nga:N M

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas arrestimit të Dardan Mollliqajn dhe të tjerëve nga ana e policisë së Kosovës në zyrat e ZRRE, ku Molliqaj e disa aktivistë të tjerë kishin protestuar për disa orë brenda objektit të këtij institucioni, raporton Gazeta Blic.

Sipas PSD arrestimi i tyre është jo demokratikë

PSD ka kërkuar lirimin njëhershëm të tyre e ku ata thonë se e drejta për proteste është e garantuar me ligjet në fuqi në vend.

Reagimi i plotë:

Protesta e jonë sot pranë zyrave të ZrrE-së kishte vetëm një qëllim – që vendimi përmes së cilit është bërë rritja enorme e faturave të energjisë elektrike të bëhej publik. Përderisa çmimin e lartë e të papërballueshëm për shumicën e qytetarëve të Kosovës na e kanë treguar menjëherë, shumë prej çështjeve dhe rrethanave që lidhen me këtë vendim qëndrojnë të panjohura, përfshirë këtu edhe vet vendimin. Protesta jonë e sotme ishte kërkesë për transparencë. Kjo mungesë transparence po minon çdo mundësi që t’i kundërvihemi padrejtësisë sociale të tarifave të reja të energjisë. Për më tepër, mospublikimi i këtij vendimi bie ndesh edhe me legjislacionin në fuqi.
PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të saj, përfshirë edhe Kryetarin e saj, z. Dardan Molliqaj. Arrestimi i tyre përbën një veprim që kundërshton të drejtën për të protestuar dhe kërkuar që vendimet që na prekin të gjithëve të mos qëndrojnë të fshehura publiku. Përdorimi i dhunës së shtetit në shërbim të fshehjes së dokumenteve publike është një tregues i natyrës së pushtetit që sot është vendosur në vend.
Kjo çështje na prek të gjithëve e sidomos ata që kanë pak. Andaj edhe kundërshtimi është i drejtë.