Policia e Kosovës ka arrestuar disa aktivistë të partisë Socialdemokrate të Kosovës të cilët që nga ora 11:00 janë duke protestuar brenda objektit të ZRRE duke kërkuar publikimin e vendimit të këtij organi për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Policia e Kosovës ka kërkuar që ata të lirojnë menjëherë zyrat e ZRRE vendim kërkese kjo që është kundërshtuar nga Dardan Molliqaj.
“Ama vendimin për arrestim ose thirre prokurorin”, ka insistuar disa herë Molliqaj në komunikimi nqë ka pasur me zyrtarët e policisë.
Në këtë moment është arrestuar edhe Dardan Molliqaj.