Courtois nuk ka shumë statistika të mira kur luan ndaj klubit të PSG’së.
PSG është makthi më i keq i Courtois në Champions League. Dy herë u eliminua me Chelsean nga skuadra franceze. Të dyja herë në të tetën e finales dhe atë radhazi. Eliminimi i parë ishte më i dhimbshëm në vitin 2014-15. Barazimi 1-1 në Paris (golat Ivanovic dhe Cavani) dhe barazimi 2-2 në Londër me dy golat në minutat e fundit nga PSG: barazimi 1-1 erdhi në 86′ dhe barazimi 2-2 që i kushtoi Chelseat eliminimin, në minutën e 114’të në vazhdime, përcjell GazetaBlic Sport.
Në vitin tjetër, PSG i fitoi të dyja ndeshjet me të njëjtin rezultat: 1-2. Courtois u la sërish jashtë Champions League në rastin e parë dhe përballë një rivali që tashmë ishte ‘maca e zezë’ e tij.
Makthi nuk u ndal me kaq. Si lojtar i Real Madridit, në sezonin e tij të dytë me të bardhët, PSG kaloi sërish rrugën e Courtois, edhe pse këtë herë në fazën e grupeve: një humbje në Paris dhe një barazim 2-2 në Bernabeu. Belgu ende nuk e kishte mposhtur skuadrën franceze dhe bilanci i tij mbeti në tre humbje dhe tre barazime, me 12 gola të pësuar në gjashtë ndeshjet.
Portieri takohet sërish me PSG’në. Ai do të luajë nesër ndaj PSG’së në fazën e eliminimit nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


